Ç’janë shërbyesit për “chatmail” dhe si të përzgjidhet një i tillë?

Chatmail logo

Shërbyesit “chatmail” janë optimizuar për dërgim me Delta Chat-in, për t’u dhënë përdoruesve funksionim që ruan privatësinë dhe të shpejtë, që ndërvepron në mënyrë të siguruar me shërbyes chatmail-i dhe ata klasikë për email. Prekni një lidhje shërbyes “chatmail”, që të shihni faqen hyrëse dhe mandej prekni kodin QR të ftesës atje:

Tërë shërbyesit “chatmail” mbahen në punë nga grupe dhe persona të ndryshëm. Shërbyesi parazgjedhje nine.testrun.org mbahet në punë nga anëtarët e ekipit bazë të Delta Chat-it.

A mund të përdor edhe shërbim të zakonshëm email-i, në vend se “chatmail”?

Po, mjaft përdorues përdorin me sukses shërbyes email-i normal, veçanërisht nëse duan të kryejnë komunikimet e tyre normale email me Delta Chat-in. Për mundësi, shihni bazën e të dhënave mbi shërbimet. Kini parasysh se Delta Chat ka mbulim për shumë llogari, pra s’ka problem të kihet një llogari e formësuar me adresën tuaj të email-it të zakonshëm dhe një tjetër llogari për fjalosje.

Nga se ndryshojnë shërbyesit për “chatmail” nga shërbyesitpër email?

Shërbyesit Chatmail janë shërbyes minimalë email-i, të hartuar për shpejtësi, siguri dhe leverdi:

Sa të besueshëm janë shërbyesit “chatmail”?

Çdo shërbyes “chatmail” jep në faqen e vet web hollësi shtesë mbi privatësinë. Zakonisht, një shërbyes “chatmail” përpunon vetëm mesazhe të fshehtëzuar dhe vë në punë fshirje të automatizuar, të pakushtëzuar mesazhesh pas e shumta 20 ditësh.

Delta Chat ofron fshehtëzim skaj-më-skaj të garantuar që do të thotë se, në shumicën e rasteve të përdorimit, operatorët e shërbyesve s’munden kurrë të lexojnë mesazhet tuaj, edhe nëse rreken, garanci e dëshmuar edhe nga një analizë sigurie nga ETH Zurich kohët e fundit.

Si xhirojnë shërbyesit “chatmail”? A mund të xhiroj dhe unë një?

Krejt shërbyesit “chatmail” sendërtohen dhe përditësohen automatikisht duke përdorur depon publike të zhvillimit të chatmail-it. Shërbyesit “chatmail” ngrihen mbi përbërës të provuar shërbyesish standard email-i, Postfix dhe Dovecot dhe formësohen për të xhiruar pa pasur nevojë për dikë dhe për të dashur përpjekje mirëmbajtje shumë të pakët. Shërbyesit “chatmail” xhirojnë pa problem në “hardware” të shkallës së ulët, fjala vjen, Raspberry Pi.

Si financohen shërbyesit për “chatmail”?

Shërbyesi “chatmail” janë konceptuar të jenë shumë të lirë për t’u xhiruar dhe zakonisht financohen nga vetë operatorët. Për më tepër, ju lutemi, shihni faqen ballore të secilit shërbyes “chatmail”.

Jeni shumë të mirëpritur të jepni diçka, që të përkrahni zhvillimin e chatmail-it dhe mbajtjen në punë të shërbyesit parazgjedhje të mirëseardhjes.

Dhuroni Para