Standarde Bashkësie Delta Chat
Në interes të ndërtimit të një mjedis të hapur dhe mikpritës, ne, si kontribues dhe mirëmbajtës përpiqemi ta bëjmë pjesëmarrjen në bashkësitë Delta Chat një akt të pëlqyeshëm, të lira në ngacmimet.
Standarded Tona
Në shembujt e sjelljes që kontribuon në krijimin e një mjedisi pozitiv përfshihen:
- Përdorimi i një gjuhë mikpritëse dhe përfshirëse
- Pasja respekt për pikëpamje dhe përvoja të ndryshme
- Pranimi me hir i kritikave konstruktive
- Shfaqje dashamirësie kundrejt anëtarëve të bashkësisë dhe të rishtarëve
- Ndihmë dhe ndërmjetësim në raste shqetësimesh apo përplasjesh
Në shembuj sjelljesh për të cilat i kërkojmë cilitdo t’i shmangë përfshihen:
- Përdorimi i gjuhës ose figurave të seksualizuara dhe kërkimit të vëmendjes ose avancime seksuale të pamirëpritura
- “Trolling”, komente fyese/përçmuese dhe sulme personale ose politike
- Ngacmim publik ose privat
- Bërje publike hollësish private të të tjerëve, b.f., adresë fizike ose elektronike, pa leje shprehimisht
E kuptojmë që ndonjëherë njerëzit mund të kenë një ditë të mbrapshtë, ose mund të mos kuptojnë ndikimin e sjelljes së tyre. Ku ndodh kjo, mundet t’ua vëmë në dukje me kujdes, publikisht ose privatisht, cilado qoftë më e përshtatshme. Supozoni të mirën; ka më shumë mundësi që pjesëmarrësit të mos kuptojnë se po rreken me dashje të denigrojnë të tjerët ose të ulin cilësinë e diskutimeve.
Mirëmbajtës dhe Përgjegjës
Mirëmbajtësit e projektit janë ata që me të drejta depozitimi në depot e Delta Chat-it, ose të drejta administrative në kanalet e komunikimit të bashkësisë. Çdo mirëmbajtësi i kërkohet të mbajë përgjegjësi dhe ndërmarrë veprim të kujdesshëm, të përshtatshëm, në përgjigje të rasteve të dëshmuar të sjelljesh të diskutueshme. Mirëmbajtësit e projektit kanë të drejtën dhe përgjegjësi të heqin, përpunojnë, ose hedhin poshtë komente, parashtrime, kod, përpunime wiki, çështje dhe kontribute të tjera që nuk janë në një vijë me standardet tona. Ata mundet edhe të dëbojnë përkohësisht ose përgjithmonë një kontribues për sjellje të tjera që i mendojnë si të papërshtatshme, kërcënuese, fyese ose të dëmshme.
Fushëveprim
Standarded tona të Bashkësisë kanë vend si brenda kanaleve të komunikimit të projektit, ashtu edhe në grumbullime në hapësira publike, kur një individual përfaqëson projektin ose bashkësinë e tij. Në shembujt e përfaqësimit të një projekti, ose bashkësie përfshihen përdorimi i një adrese zyrtare email të projektit postimi përmes një llogarie zyrtare mediash shoqërore, ose luajtja e rolit të një përfaqësuesi në një veprimtari internetore ose jashtë interneti.
Raportim dhe Përgjigje
Nëse bëheni pre, ose dëshmitar sjelljeje abuzive, ngacmuese, ose ndryshe të papranueshme, mund të bisedoni mirëmbajtësit e përzgjedhur të projektit, aktualisht Nami dhe Xenia. Këta do të shqyrtojnë raportet dhe do të përfshijnë mirëmbajtës të tjerë në u dashtë, dhe do të përgjigjen në një mënyrë që mendohet e nevojshme dhe e duhur ndaj rrethanave, por jo kundër dëshirës tuaj.
Mirëmbajtësit janë të detyruar të ruajnë fshehtësinë lidhur me raportuesin e një incidenti. Mirëmbajtësit vetë nuk janë të përjashtuar nga të qenët subjekt raportimi dhe mund të përballen me reperkusione të përkohshme, ose të përhershme siç përcaktohet nga mirëmbajtës të tjerë.
Atribuim
Dokumenti Standardet tona të Bashkësisë është përshtatur prej Contributor Covenant, version 1.4, që gjendet në https://contributor-covenant.org/version/1/4