Rregulla Privatësie Aplikacionesh Delta Chat

Si arrin Delta Chat-i pajtueshmërinë me GDPR-në

Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) shpesh shihet si si ligjshmëria me shtrirjen më të gjerë për mbrojtjen e privatësisë së përdoruesve. Në këtë faqe do të tregojmë hollësisht se si arrijnë pajtueshmërinë me kërkesat e GDPR-së aplikacionet dhe sajtet Delta Chat.

Si përfitojnë kontrollorët e të dhënave (ente) nga përdorimi i Delta Chat-it për të qenë në pajtim me GDPR-në

Kjo deklaratë pasqyron Rregulloren e Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave (GDPR) të deri 16.05.2018.

Të dhëna vendndodhjeje

Nëse në një fjalosje tregoni vendndodhjen tuaj, këto të dhëna vendndodhjeje trajtohet si mesazhet e tjerë. Delta Chat-i do t’i përdorë të dhënat e vendndodhjes tuaj për t’u shfaqur vendndodhjet tuaja pjesëmarrësve të tjerë në fjalosje.

Të dhëna mbi vendndodhjen grumbullohen edhe kur aplikacioni është i mbyllur ose jo në përdorim – për sa kohë që e mbani të aktivizuar këtë veçori.

Rregulla Privatësie për vizita Sajti

Gjendje: 21 janar, 2020

Në Delta.Chat bëjmë të mundur që jo vetëm programi ynë për shkëmbim mesazhesh, por edhe sajti Delta.Chat të jetë në pajtim me Rregulloren e Përgjithshme Europiane të Mbrojtjes së të Dhënave (2016/679). Për këtë arsye, minimizojmë përpunimin e të dhënave tuaja sa minimumi i domosdoshëm (Konceptuar për Privatësi).

Të dhëna të Përgjithshme

Sajti Delta.chat s’përdor cookies të vetat apo nga palë të treta, shërbime analizimi sajtesh, shërbime palë të treta reklamash dhe marketingu apo shtojca mediash shoqërore. Përpunimi i të dhënave kufizohet me kontak e-mail të dhënë vullnetarisht.

Person përgjegjës

Personi përgjegjës për përpunimin e të dhënave në këtë sajt sipas termave të DSGVO-së dhe ligjesh të tjera kombëtare për mbrojtjen e të dhënave të shteteve anëtare, si dhe rregulloresh të tjera mbrojtjeje të dhënash është

Merlinux GmbH
Reichgrafen Str. 20 
79102 Freiburg

Adresa për kontakte për çështje privatësie në Delta.Chat:

delta-privacy@merlinux.eu

Lista postimesh Delta

Kur pajtoheni vullnetarisht te lista postimesh Delta, adresa juaj email prej input mask, adresa IP e kompjuterit që bën thirrjen, data dhe koha e regjistrimit transmetohen. Përpunimi i këtyre të dhënave bëhet vetëm me qëllimin e përpunimit të kontakteve dhe të dërgimit të komunikimeve publike të bashkësisë. Siç është zakon me projekte me burim të hapur, mesazhet që jepen, mund të gjenden edhe në arkiva publike. Baza ligjore për përpunimin me pranim nga përdoruesi është Neni 6 I lit. i GDPR-së. Adresa email e përdoruesit depozitohet vetëm për aq kohë sa është aktiv pajtimi te lista e email-eve. Duke u shpajtuar nga cilado listë postimesh, është i mundshëm një shfuqizim i pranimit.

Të drejta të personave që preken

Prej Delta.Chat-it mund të kërkoni informacion nëse përpunohen dhe se si përpunohen prej nesh të dhënat tuaja. Gëzoni të drejtën të kundërshtoni përpunimin, që ndodh sipas nenit 6 I lit.e të lit.f GDPR. Nëse përpunimi është i pasaktë ose jo i plotë, gëzoni të drejtën e saktësimit/plotësimit, fshirjesh dhe, në qoftë e nevojshme, kufizimin e përpunimit. Mund të shfuqizoni në çfarëdo kohe deklarimin e pranimit për listën e postimeve. Gëzoni të drejtën të merrni të dhënat të strukturuara nën një format të rëndomtë dhe të lexueshëm nga makina dhe të drejtën të ankoheni te një autoritet mbikëqyrës.

Ndryshim i rregullave të privatësisë

Rezervojmë të drejtën të përditësojmë rregullat e tanishme të mbrojtjes së të dhënave në përputhje me gjendjen ligjore dhe teknike që ndryshon në mënyrë konstante.