Shembuj dhe Zëra Përdoruesish

më tepër dëfrim me email-in

“Një konstatim deri diku i çuditshëm: të dërgosh dhe marrësh email-e me #DeltaChat-in e bën krejt punën më të këndshme se sa përdorimi i një klienti tradicional për email-e. Ma do mendja se kjo vjen prej trajtimit modern: bërja e email-eve të duken si mesazhe fjalosjeje.”

Përdorues polakMastodon

mbulon më shumë se një llogari

“Njatjeta ekipit të Delta.chat-it! Faleminderit për aplikacionin ; është tejet i dobishëm dhe në të njëjtën kohë UX për të është thuajse e përsosur. A do të mund të na ofronit kalim të kollajtë nga një llogari email në një tjetër? […]”.
Përdorues, para se të përmirësonim funksionimin me llogari të shumta email, në mastodon

mundësi për thirrje audio dhe video

“Gjëja më e lezetshme është se mbulon thirrje audio dhe video duke krijuar një dhomë Jitsi dhe duke dërguar një ftesë, zgjidhje e lezetshme:)”

PërdoruesMastodon

Mund të rekomandohet për persona të verbër

“E instalova Delta Chat-in mbrëmë, fill pasi ju shkruajta, dhe përnjëherë vura re përmirësimin në funksionimin për përdorues me aftësi të kufizuara […] Dhe funksionon! Dhe për persona me aftësi të kufizuara! Dhe mund ta rekomandoj aplikacionin për persona të tjerë të verbër!
Punë e paqme, djemë! […]”

Përdorues i verbër rreth versionit Android, më 2019-n, përmes email-i për delta@merlinux.eu

Popullor në rajone me administrim të rreptë të Internetit

“Ekziston ky aplikacion i lezetshëm shkëmbimi mesazhesh, i quajtur Delta Chat. Jam i gëzuar që mbikëqyrësi ynë i Internetit, duke u rrekur ta bllokojë, e ka bërë popullor këtë aplikacion. Njësoj si me Telegram-in, që është bërë goxha popullor në mesin e publikut jo teknik, pas ndalimit”.

Përdorues rus prej 2020-s, në përgjigje të hedhjes poshtë të Delta Chat-it për shkak të mosplotësimit të kërkesës së RKN-së - ent mbikëqyrës rus për Internetin - për të dhëna përdoruesi, përmes Twitter

Ndërfaqje fjalosjeje me fshehtëzim të fuqishëm

“E di që jam i vonuar me gjëra të tjera, por delta-chat duket vërtet i qëruar, veçanërisht nëse shqetësoheni për privatësinë, ngaqë përnjëmend është thjesht një klient email i specializuar, nën fshehtëzim të fuqishëm që paraqet një ndërfaqe fjalosjeje”

Përdorues amerikan, prej 2020-s, duke rekomanduar Delta Chat-in për përdorim të përditshëm

Funksionon gjatë fikjesh të Internetit

“Qeshë i lumtur që mund ta merrja Delta Chat-in nga sajti, jo thjesht përmes Google Play, ngaqë ky qe i bllokuar në Bjellorusi. Marrja e apk-së qe pak e ngadaltë, por pasi e mora aplikacionin, funksionoi për bukuri. Mundëm të shkëmbejmë foto, madje dhe video, të fshehtëzuara”

Përdorues bjellorus gjatë protestash në gusht 2020, përmes email-i për delta@merlinux.eu

Sistemi i njoftimeve të shoqërisë u migrua

“Po, shoqëria jonë ka migruar krejt sistemet e njoftimeve për faturim/mungesë shërbimi nga Telegram-i në Delta Chat, me qëllim që të përmirësohet fshehtësia në korporatë, kështu që kamerat tona dërgojnë sinjalizime pikasjesh ndërhyrjeje te një fjalosje grupi Delta Chat.”

Përdorues i hershëm, që prej 2018-s, nga forumi i asistencës

Email-i punon përherë

“Jam vërtet i lumtur që DeltaChat ekziston dhe e zbulova. Si një përdorues shumë i hershëm i WhatsApp-it, e braktisa WhatsApp-in, për shkak arsyesh privatësie dhe sigurie; Ende kam kontakte të prishura për shkak të kësaj, bëj shumë reklamë për alternativa, por tregu është shumë i copëzuar. Delta është ZGJIDHJA për këdo që lejon të paktën një alternativë - email-i funksionon përherë! :)”

Përdorues nga Gjermania më 2019-n, përmes email-i te delta@merlinux.eu

E kam pritur për një kohë të gjatë

“Projekt i goditur, kam pritur për një kohë të gjatë për një aplikacion fjalosjeje të fshehtëzuar skaj-më-skaj që ju jep një alternativë të njëmendtë ndaj silosesh të ndryshëm të llojit të WhatsApp-it, Signal-it, Telegram-it, etj.”

Përdorues nga Gjermania më 2019-n, përmes email-i te delta@merlinux.eu

Shkëmbim mesazhesh me Kubën

“Do të tregoj dashurinë time për aplikacionin. Është vërtet mahnitës, më ka bërë të komunikoj më shumë me shokët e mi, ngaqë shkrimi i email-eve vërtet më bezdis, parapëlqej fjalosjen, bota parapëlqen fjalosjen.”

Përdorues nga Kuba, më 2019-n, përmes email-i për delta@merlinux.eu

Plotësisht i Decentralizuar

“Në /e/ patëm plot diskutime rreth Telegram-it krahasuar me Signal-in krahasuar me … Por më duhet të them se shërbimi më i mirë për Shkëmbim të Atypëratyshëm Mesazhesh, sipas mendimit tim, është @delta_chat Delta Chat përdor email-et për të transportuar mesazhe të atypëratyshëm: është plotësisht i decentralizuar, fort i fshehtëzuar dhe mund të mbërrini te çfarëdo kontakti”

Gaël Duval, Themelues i Mandrake Linux-it, përmes Twitter

I decentralizuar, por i kollajtë për përdoruesit

“Njerëzit fillojnë e kujdesen për decentralizim. Por duket se për mjaft vetë, ujdisja e shërbyesve dhe gjithçka që duhet për të përdorur Matrix ose XMPP është shumë e ndërlikuar, ndërkohë që mund të përdorni Delta-n, thjesht me një adresë email”

Përdorues rus veprimtar LGBT+, nga një diskutim në internet përmes Telegram-i

Email-i i dikurshëm i mbarë do t’ju mbarojë punë shkëlqyer

“Tani së fundi kam mbërritur në përfundimin se bota s’ka nevojë për edhe një tjetër shkëmbyes mesazhesh të atypëratyshëm. Email-i i dikurshëm i mbarë do t’ju mbarojë punë shkëlqyer. Përdorni #DeltaChat-in me llogarinë tuaj ekzistuese email. #decentralizoni rrjetin.”

Përdorues nga Polonia, më 2020-n, përmes Twitter

Koncepti më i decentralizuar për komunikim i gatshëm aktualisht

“Merrni konceptin e komunikimit më të decentralizuar që ekziston aktualisht dhe vëreni në një aplikacion fjalosjeje, si @delta dhe mbaruat.”

Përdorues nga Gjermania, më 2020-n, përmes Mastodon

Me burim të hapët, Jo silo, Bazuar në standarde

“Jam duke e përdorur @delta_chat-in për më tepër se një vit: zëvendësim i goditur, me burim të hapët/jo silo/bazuar në standarde, i whatsapp-it! Gëzohem kur marr vesh se zhvillimi po vazhdon pa reshtur!!”

Séverin Lemaignan, më 2020-n, përmes Twitter

Një rrugë parazgjedhje për nisje bisedash!

“Shihni mundësinë e përdorimit të @delta_chat-it si një rrugë parazgjedhje për nisje bisedash! Ndryshe nga sisteme të tjerë, i fuqizon personat në të dy skajet me zgjedhjen e agjentit që duan të përdori + ndërvepron me krejt klientët email”

gozala, më 2020-n, përmes Twitter

Shihni edhe referenca nga shtypi.